Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 19-vjetorin e vdekjes së tij.
Osmani tha se Rugova ishte “akti themeltar i shtetit tonë”.
“Dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë, në një kohë të rëndë kur rrezikohej shfarosja e popullit të Kosovës. Jo vetëm që bëri bashkë qytetarët e Kosovës, por u bë zëri i Kosovës në botë, duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u deshën më së shumti në ato kohë të vështira”, tha Osmani para mediave.
“Vizioni i Rugovës ishte largpamës, ai ishte një politikan që i solli politikës një dimension human, prandaj mbetet shembull kudo në botë. Do të shërbejë si udhërrëfyes edhe për brezat që do vijnë pas”, deklaroi tutje e para e shtetit. /Gazeta Enigma