Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e Ohrit.
Osmani ka shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë presion mbi Serbinë që ajo t’i respektojë obligimet për të cilat kanë rëndë dakord.
Ajo është e bindur se Serbia e ka njohur Kosovën, duke shtuar se “krejt çka mungon është një letër njohje e nënshkruar”.
“I gjithë presioni duhet të jetë mbi Serbinë që ajo t’i respektojë obligimet që i ka ndërmarrë. E kuptoj që nënshkrimi si i tillë nuk është i domosdoshëm për ta bërë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. I gjithë angazhimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë te Vuçiqi që për ato të cilat ai është dakorduar e që në esencë përbëjnë njohje ‘de facto’ të Kosovës, sepse kur ia njeh dikujt sovranitetin e integritetin. Këto janë elementet kryesore të shtetësisë. Mungon vetëm një letër njohje që ende nuk e ka nënshkruar. Duhet të ketë penalizim të qartë për Serbinë”, tha Osmani.