Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka komentuar qëndrimin e Serbisë për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, tha se Serbia është e përfshirë shumë direkt në këtë sulm.
Osmani tha se kanë informacione që Serbia po i mban në mbrojtje terroristët serbë, të cilët kishin planifikuar një sulm të përmasave shumë të mëdha.
“Secili veprim dhe deklaratë e tij e ka konfirmuar involvimin e tij në sulmin kundër Kosovës dhe qytetarëve tanë. Kemi informata që po i mbajnë në mbrojtje terroristët serbë. Edhe nënkryetari i Listës Serbe është i angazhuar drejtpërdrejtë. Involvimi i Serbisë ka qenë shumë direkt. Plan i Serbisë ishte për një sulm të përmasave shumë të mëdha. Armatimi ka qenë për 400 persona.”, tha Osmani në RTK.