Osmani: SHBA në 1999 na shpëtoi nga lufta, ndërsa tani nga COVID

Osmani: SHBA në 1999 na shpëtoi nga lufta, ndërsa tani nga COVID

Presidentja e Kosovës gjatë ceremonisë së pranimit të dozave të vaksines Pfizer të ardhura nga SHBA-ja, ka thënë se Amerika mbetet aleate e Kosovës.

“Në muajin mars të 2021, kur pandemia përbente kërcënim serioz për të gjithë globin, i jam drejtuar presidentit Joe Biden, me kërkesë për të na ndihmuar me vaksina, në kohën kur kishim 0 vaksina, ishte situatë e ndjeshme. Ndërkohë që numrat rriteshin, angazhimi ynë por zemërgjerësia e miqve tanë bëri që të sigurojmë vaksina që të shpëtojmë jetë. Sikurse në vitin 1999 SHBA u dëshmua krahë nesh, atëherë na shpëtuan nga lufta, ndërsa tani nga të gjitha variantet e COVID-19. SHBA mbetet aleate e Kosovës”, pohoi ajo.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, falënderoi SHBA-në për ndihmën e dhënë.

“Dita e sotme është moment i rëndësishëm për të kujtuar se përkundër humbjeve të madhe që ka shkaktuar pandemia, ka zbuluar vlerat e mëdha që kanë populli siç është solidariteti”, deklaroi ai.

Ministri pohoi se vetëm të vaksinuar mund t’i kthehemi normalitetit.

Ndryshe, Kosova sot ka pranuar 515, 970 doza të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. /Gazeta Enigma/.

Related Articles