Osmani: ShBA-të janë përkrah Kosovës për të garantuar sigurinë tonë

Osmani: ShBA-të janë përkrah Kosovës për të garantuar sigurinë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi krah emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin është takuar sot dhe pas takimit u deklaruan për media.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrah Kosovës për të garantuar sigurinë tonë, kufijtë tanë, pavarësinë, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit”, ka shkruara e para e shtetit në llogaritë e saj në rrjete sociale.

Escobar pritet të takohet gjatë pasditës edhe me krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti, nesër.

Related Articles