Osmani shihet dorë për dorë me Biden, del fotografia nga pritja presidenciale në New York

Osmani shihet dorë për dorë me Biden, del fotografia nga pritja presidenciale në New York

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden në New York, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, raporton Gazeta Enigma.

Ajo ka publikuar një fotografi me Biden, në të cilën janë edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden dhe Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu.

“Aleanca e Lirisë! Një Aleancë e përhershme!”, shkroi Osmani.

Related Articles