Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e diplomatit të parë amerikan në Kosovën e pasluftës, John Menzies.
Osmani shkruan se Menzies ishte mik i madh i vendit tonë i cili shërbeu në ditët më të errëta.
“Ambasadori John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i Misionit në Kosovë, ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Ai shërbeu në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi.Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, shkruan Osmani ndër të tjera.