Osmani sot takohet me përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së

Osmani sot takohet me përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i takojë përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Këtë e konfirmoi këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së”, tha ai.

Dje, Faton Klinaku nga OVL e UÇK, ka bërë të ditur se i kanë bërë kërkesë për takim presidentes, Vjosa Osmani, pasi veteranët nuk janë përfshirë në Pagën Minimale.

”Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së“, ka shkruar Klinaku.

Kujtojmë se të shtunën, veteranët kanë protestuar kundër Qeverisë për këtë çështje.

Related Articles