Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský, takim ky në të cilin është diskutuar në lidhje me angazhimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Osmani ka thënë se është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, në mënyrë që të eliminohet kjo padrejtësi ndaj popullit të Kosovës.
Po ashtu, presidentja Osmani ka thënë se Republika Çeke është aleate e rëndësishme me të cilën ndajmë përkushtimin e përbashkët për paqe.
“Falënderova ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský për angazhimin konstruktiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eliminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës. Republika Çeke është aleate e rëndësishme me të cilën ndajmë përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike”, ka thënë Osmani.