Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin amerikan Bill Clinton e gruan e tij ish-zëvendëspresidenten Hillary Clinton, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme në Nju-Jork.
“Në pritjen e Presidentit Clinton dhe Sekretares Clinton në New York, mes liderëve të shumtë nga shtete mike të Kosovës”, shkroi Osmani në një postim në Facebook, duke bashkangjitur fotografi edhe nga takimet me liderët e tjerë. /Gazeta Enigma