Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit turk, flasin për forcim të raporteve Kosovë-Turqi

Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit turk, flasin për forcim të raporteve Kosovë-Turqi

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi, të martën ka njoftuar se është takuar me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa  Sentop, raporton Gazeta “Enigma”.



Osmani tha se me të biseduan për marrëdhëniet Kosovë-Turqi dhe mundësinë për forcim të tyre.

“Sot në takim me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, z.Mustafa  Sentop, me të cilin biseduam për marrëdhëniet shumëdimensionale, të cilat do të forcohen  edhe më tej nga bashkëpunimi në shumë sfera, duke e llogaritur Turqinë partner strategjik në shumë procese”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani pritet të takohet edhe me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan, me ftesën e të cilit po qëndron në Turqi.

Ajo po shoqërohet nga një delegacion i bizneseve kosovare për, siç tha, t’i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit me bizneset turke./ Gazeta Enigma.

Related Articles