Presidentja Vjosa Osmani është me takuar presidentin e Kenias, William Ruto, me të cilin tha se diskutuan për hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës”, shkroi Osmani në një postim në X.
Osmani tha se me Ruton, ka diskutuar hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin Williams Ruto, dhe të diskutoj hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke i afruar edhe më shumë popujt e Kosovës dhe Kenias”, theksoi ajo.
Së fundmi, shefja e shtetit mori pjesë në varrimin e Papa Françeskut, që u zhvillua dje në Romë.