Osmani takohet me Sarrazinin dhe Eignerinin, kjo është arsyeja

Osmani takohet me Sarrazinin dhe Eignerinin, kjo është arsyeja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarit e posaçëm të Gjermanisë dhe Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Johannes Eigner.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë dakordimin e arritur për marrëveshjen bazë, si dhe planin e zbatimit në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe zhvillimet e sigurisë në veri të Kosovës.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të angazhohet në mënyrë konstruktive për t’i kontribuar paqes afatgjate në rajon. Në këtë drejtim, Presidentja ka theksuar se veprimet e fundit kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim frikësimin dhe kanosjen e popullatës lokale serbe, si dhe krijimin e një klime frike dhe pasigurie”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, Osmani ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë plotësisht e koordinuar me aleatët ndërkombëtar për të vazhduar përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Related Articles