Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në Hungari ka takuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Lidhur me këtë Osmani bërë një postim në rrjetin social Facebook.
E para e vendit ka treguar se kanë vazhduar diskutimet e filluara gjatë vizitës së fundit të Von der Leyen në Kosovë.
“Me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, vazhdim i diskutimeve që i filluam gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, para më pak se dy javësh”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma
Osmani takohet me Von der Leyen: Vazhduam diskutimet e filluara në vizitën e saj të fundit në Kosovë
