Osmani takoi drejtoreshën e re të UNICEF-it në Kosovë, flasin për edukimin e hershëm të fëmijëve

Osmani takoi drejtoreshën e re të UNICEF-it në Kosovë, flasin për edukimin e hershëm të fëmijëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, të cilën e ka përgëzuar dhe për detyrën dhe i ka uruar sukses në angazhimin e saj.

Më tej, Presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF-in.

“Në këtë kontekst Presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e krijimit të mundësive për edukimin e hershëm të fëmijëve, sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për qasje në institucionet parashkollore, ngritjen e cilësisë në arsim, si dhe sigurimin e barazisë gjinore.

Më tej, Osmani potencoi rëndësinë e ngritjes së kualitetit të shërbimeve mjekësore për fëmijë, mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe grupet e margjinalizuara”, thuhet në njoftim.

Kurse drejtoresha e re e UNICEF-it, Zicherman ka falënderuar Presidenten Osmani për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit për avancimin e agjendës për të drejtat e fëmijëve, zhvillimin e fëmijërisë se hershme, gjithëpërfshirjen dhe përmirësimin e kualitetit të arsimit në Kosovë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles