Osmani takon ambasadorin e Norvegjisë, kjo është arsyeja

Osmani takon ambasadorin e Norvegjisë, kjo është arsyeja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend.

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutuan për modalitetet e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral pas vendimit të autoriteteve norvegjeze për të mbyllur ambasadën në Kosovë.

“Presidentja Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të Norvegjisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ndihmën në ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase. Ajo vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë, që i ofron Zyrës së Presidentes ekspertizë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe fusha të tjera”.

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe Ambasadori i Norvegjisë, Grondahl, diskutuan për modalitetet e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral pas vendimit të autoriteteve norvegjeze për të mbyllur ambasadën në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Related Articles