Osmani takon policët që u kidnapuan në veri: E njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj

Osmani takon policët që u kidnapuan në veri: E njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tre policët e Kosovës të cilët u rrëmbyen nga Policia e Serbisë muajin që lam pas.

Presidentja e vendit, policëve Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa u ka uruar mirëseardhje dhe i ka falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka deklaruar Osmani.

Ndërsa, tre policët e kanë falënderuar Osmanin për pritjen, teksa shprehen përkushtimin e tyre për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të vendit.

Related Articles