Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Hungaria ka deklaruar se nuk do të takohet me presidentin serb, Vuçiq në Budapest, shkruan Gazeta Enigma.
“Jo, zakonisht nuk takohemi. Kosova dhe Serbia takohen në kuadër të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Diskutimet po vazhdojnë në Bruksel në mes të kryenegociatorëve për atë se si mund të lëvizim përpara në implementimin e marrëveshjeve që janë arritur”, ka thënë Osmani.
Tutje ajo ka folur për zgjedhjen e Donald Trump president dhe për atë se çfarë e pret bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Evropës, sidomos për çështjen e Ukrainës.
Osmani ka thënë se nga ajo se çfarë ka dëgjuar nga presidenti Zelensky, është që ai ka pasur një telefonatë shumë të mirë më presidentin e zgjedhur, Donald Trump, dhe se beson shumë që administrata e re amerikane do të vazhdojë përkrahjen për Ukrainën dhe për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
“Nga ajo çfarë dëgjova, Zelensky pati një telefonatë shumë të mirë më Trump dhe fuqishëm besoj që me këtë administratë të re të gjithë dot ë vazhdojmë të punojmë së bashku për stabilitetin dhe sigurinë në kontinentin tonë e që është në interesin e të gjithë botës”, ka thënë Osmani.