Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të 10 të vrarëve në Mal të Zi

Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të 10 të vrarëve në Mal të Zi

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur solidarizim me Malin e Zi pas ngjarjes tragjike në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 10 persona.

Osmani tha se në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ngushëllimet e përzemërta shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin teksa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, shkroi e para e vendit.

Këtë të mërkure në Cetinje kanë mbetur të vrarë së paku 10 persona, ku dy prej tyre janë fëmijë, teksa janë plagosur katër persona të tjerë.

Related Articles