Osmani uron festën e Kurban Bajramit: Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica

Osmani uron festën e Kurban Bajramit: Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit, raporton Gazeta Enigma.



Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani ka theksuar se sakrificat e përcjellin njerëzimin përgjatë gjithë rrugëtimit jetësor dhe se festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor.

“Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica. Në këtë ditë feste, ne jemi më mirë se Bajramin e kaluar. Sot, ndani me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat tuaja, sot shpërndani dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë. Kjo festë e sakrificës sjelltë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati.  Mbi të gjithë sjelltë shëndet dhe mbarësi për ditë të mbara, paqe e solidaritet ndërnjerëzor”, ka theksuar presidentja Osmani. 

Festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor. Prandaj sot, duhet ndarë me të tjerët jo vetëm të mirat…Posted by Vjosa Osmani on Tuesday, July 20, 2021

Related Articles