Osmani zhvillon takim me kryeministrin belg, në Budapest

Osmani zhvillon takim me kryeministrin belg, në Budapest

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Përmes një njoftimi në Facebook, e para e vendit tha se kryeministrit belg i shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën, shkruan Gazeta Enigma.

Gjithashtu, Osmani theksoi rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën evropiane.

“Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, pata kënaqësinë të takohem edhe me kryeministrin belg Alexander De Croo, të cilit i shpreha mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën. Gjithashtu, theksova rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Osmani./GazetaEnigma/

Related Articles