Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga M100 Sanssouci Colloquium me Çmimin M100 Media Award për “përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për “punën e saj të palodhur në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave”.
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili lavdëroi Osmanin për angazhim ndaj vlerave të përbashkëta.
“Urime Vjosa Osmani për këtë çmim që do të jepet në prani të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Angazhimi juaj i vendosur ndaj vlerave tona të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizmit e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në BE dhe më gjerë”.