Otto John: kam pasur presion pa shënuar, jam shumë i lumtur që shënova dy herë

Otto John: kam pasur presion pa shënuar, jam shumë i lumtur që shënova dy herë

Realizatori i dyfishtë për Prishtinës, Oto John, i stërkënaqur me dy golat e shënuar.

Futbollisti është shprehur tejet i kënaqur që arriti të shënoj dy gola, të dy në pjesën e dytë, duke potencuar rëndësinë e tyre, pasi sic tha, ka pasur presion të madh psikologjik për shkak që një kohë të gjatë nuk ka shënuar.

“Kam pasur shumë presion pa shënuar, jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën, dhe jam i lumtur që më në fund erdhën golat. sot pata mjaftueshëm topa në zonë, ia dola që dy prej tyre t’i konkretizoj dhe të ndihmoj skuadrën drejt një fitoreje kaq të lartë që na e lehtëson pa dyshim për ndeshjen e kthimit dhe kalimin e raundit, qëllim të cilin e kemi kryesor”, tha ai.

Related Articles