Azzedine Ounahi vendosi të bënte një shaka me trajnerin Gennaro Gattuso të mërkurën mbrëma, gjatë ndeshjes mes Marseille dhe Lyon, por trajneri italian ia bëri të qartë se nuk toleron gjëra të tilla.
Olympique de Marseille po rifiton gradualisht buzëqeshjen. Pas ndeshjeve të para të plogështa dhe jo domosdoshmërisht të suksesshme nën urdhrat e Gattusos, OM kanë filluar të kuptojnë udhëzimet e teknikut italian dhe diçka ka filluar të shkojë në vend.
Në harkun e gjashtë ditëve, Marseille regjistroi 3 fitore në po aq ndeshje në shtëpi: Ajax (4-3), Rennes (2-0) dhe Lyon (3-0). Dhe në krahun e Marseilles, buzëqeshja u kthye pak nga pak.
Dje, në një mbrëmje të bukur në Stade Velodrome, mesfushori Ounahi i lejoi vetes edhe një shaka.
Teksa Gattuso shtrëngon duart me të gjithë lojtarët për t’i uruar, mesfushori maroken, vendosi ta mashtrojë teknikun italian, i njohur për karakterin e tij të fortë. Dhe reagimi i Gattusos është thjesht brilant.
Më pas trajneri vendosi të ‘gjuhet’ mbi të në karrigen e tij në mënyrë që t’ia kthej ngacmimin.
Pamjet e kapura flasin shumë për klimën tashmë të qetë që mbretëron në qytetin e Marseilles. Sidomos që nga e diela e kaluar, Gattuso nuk ishte i kënaqur me ndeshjen e Ounahit, pavarësisht golit të tij të mrekullueshëm kundër Rennes.
La belle complicité entre Gattuso et Ounahi !#TeamOM | #OMOL pic.twitter.com/0y6ZBqT6Hj— OM Inside (@OM_Inside_) December 7, 2023