Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu sapo është liruar pasi ishte arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.
Lirimin e Fazliut e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, kreu i veteranëve, Faton Klinaku.
“Sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka thënë ai.
Lirimin e tij e kanë kërkuar edhe ish pjesëtar të tjerë të UÇK-së/Gazeta Enigma.