Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, se janë pajtuar me Serbinë për hapjen e arkivave shtetërore, përfshirë edhe ato të UÇK-së.
“Arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura, janë poashtu të hapura sepse nuk ka çka fshehet në to. Ato janë histori që i duhen shtetit të Kosovës. Ka eksponate të luftës, të dëshmorëve e luftëtarëve në muzeun e Kosovës”
“Nëse është e vërtetë që zv.Kryeministri i Kosovës paska diskutuar dhe qenka marrë vesh me Serbinë që të “hapen” edhe arkivat e UÇK-së, është njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është Krahinë e Serbisë”, ka shkruar ai.