OVL-UÇK paralajmëron protestë nëse votohet ky projektligj sot në Kuvend

OVL-UÇK paralajmëron protestë nëse votohet ky projektligj sot në Kuvend

Sot Kuvendi i Kosovës, do të mbajë seancë plenare, ku në rend të ditës ndër të tjera është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, raporton Gazeta Enigma.

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës, së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ky projektligj konsiderohet se ia pamundëson rritjen e pensioneve të veteranëve në bazë të pagës minimale.

Rreth kësaj çështje ka reaguar Faton Klinaku, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka paralajmëruar një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

“Nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës, si pikë 5 e rendit të ditës është paraparë që të diskutohet rreth pagës minimale, ku me anë të projektligjit, tentohet që të ndryshohen ligje që t’i heqin veteranët e luftës nga rritja e pagës minimale’’, ka shkrua Klinaku.

Sipas tj qeveria po bën shkelje të kushtetutës.

“Kjo qeveri mashtruese, duhet ta ketë parasysh se me këtë po bën edhe shkelje kushtetuese’’, u shpreh Klinaku./GazetaEnigma/

Postimi i plotë:

Related Articles