Pa datë takimi i ardhshëm Kurti-Vuçiq

Pa datë takimi i ardhshëm Kurti-Vuçiq

18 gushti ishte takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Një datë zyrtare ende nuk është paralajmëruar për vazhdimin e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë. Sipas njohëseve të fushës së politikës më tempon e këtyre negociatave vështirë se mund të arrihet marrëveshje finale.

Takimin e fundit, Albin Kurti me Aleksandar Vuçiqin e kishte më 18 gusht.

Ndonëse kanë kaluar dy muaj që nga ajo periudhë, ende nuk ka as një shenjë për takim mes dy liderëve të dy vendeve që tash  e dy dekada janë në përpjekje për të arritur një kompromis.

I gatshëm për një takim ditë më parë u shpreh shefi i ekzekutivit kosovar gjatë një aktiviteti në bujqësi.

Mirëpo kjo tempo e ultë e takimeve duket e vështirë për të arritur një marrëveshje përfundimtare e cila po kërkohet nga i gjithë spektri ndërkombëtar.

“Janë dy tema që kanë mbetur pezull siç është energjia dhe targat. Nuk duhet të gjuhen nga largësia më fjalë por duhet të takohen. Me këtë tempo për fat të keq nuk mund të ketë shpresa se po shkohet drejtë arritjes së marrëveshjes finale”, ka thënë analisti Artan Muhaxheri.

Shkas tjetër se pse nuk po ftohet një takim mes dy vendeve, duke se është zhvillimi politik në Serbi.

“Problemi më shumë qëndron tek qeveria Serbe se sa ajo e Kosovës, pasi zhvillimet e fundit në Serbi  atje u dashtë të formohet qeveria e re dhe atje ende nuk është bërë një gjë e tillë”, ka theksuar analisti Arbnor Sadiku.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takim në Qeverinë e Kosovës me kryeministrin Albin Kurti, të etjen që e lamë pas.

Në takim u bisedua për ecurinë e mëtejshme të procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet për takimet e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka paralajmëruar për një takim të mundshëm në tetor mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, derisa nuk ka dhënë datë se kur do të mund të ndodhë një takim i nivelit të lartë.

Related Articles