Lakers kthehen te fitoret dhe mposhtin për herë të parë këtë sezon Oklahoman

Lakers kthehen te fitoret dhe mposhtin për herë të parë këtë sezon Oklahoman

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA pas disfatës një ditë më parë nga Memphis Grizzlies.

Në Paycom Center të Oklahomas, Lakers kanë triumfuar në udhëtim ndaj Thunder me 21 pikë diferencë 95:116.

Që nga çereku i parë Lakers krijuan epërsinë dhe deri në fund të takimit arritën ta menaxhonin mjaftë mirë.

Kjo ishte hera e tretë këtë edicion që dy skuadrat e zhvillojnë mes vete, derisa fitorja e parë për Lakers ndaj Thunder.

LeBron James ishte më meritori për fitoren e skuadrës nga Kalifornia me 33 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Avery Breadley me 22 pikë, derisa me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Reaves (13) dhe Horton-Tucker (11). /Gazeta “Enigma”/

Related Articles