Pacolli: E mbështes fuqishëm, vendimi për targa është legjitim

Pacolli: E mbështes fuqishëm, vendimi për targa është legjitim

Sot janë bërë tri ditë që Qeveria e Kosovës  ka vendosur reciprocitet ndaj Serbisë për targat .

Që nga e hëna autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Vendosja e reciprocitet në targa të veturave me Serbinë, nxiti tensione në veri të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, ku qindra qytetarë serbë bllokuan rrugët.

E, lidhur me këtë vendim të Qeverisë për FrontOnline ka folur edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai ka deklaruar se implementimi i marrëveshjeve ndërshtetërore ëhstë gjëja më normale e botës së civilizuar.

Sipas tij vendimi i Qeverisë së Kosovës është legjitim.

“Nëse Serbia nuk e ka bërë këtë, sigurisht se ata (pala serbe) kanë munguar ta bëjnë këtë dhe aplikimi i instrumenteve si kjo që ka aplikuar Qeveria e Kosovës ëhstë mëse legjitim dhe unë e mbështes fuqishëm këtë veprim”, ka deklaruar Pacolli.

Por, thotë se ka hezitim vetëm në një pikë.

“Heziimi im qëndron vetëm në një pikë: a ka pas vend për zgjidhje të këtij problemi reciprok në procesin e dialogut”, është shprehur Pacolli, për FrontOnline, përcjellë Gazeta “Enigma”.

E, në ditën kur edhe filloi implementimi i këtij vendimi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se “veprimet e ndërmarra nuk kanë për qëllim të cënojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serbë apo të provokojnë ndonjë destabilizim”.

Related Articles