Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk duhet të shkarkohet.
Pacolli nuk ka dashur që të komentojë deklarata e Gërvallës së viteve më parë që ka deponuar dëshmi në Gjykatën Speciale, duke sugjeruar që për këtë çështje të pyetet vet ajo.
Por sipas Pacollit, kryediplomatja Gërvalla po bënë punën e saj me përkushtim.
“Ministrja Gërvalla ka sqaruar dhe ju mund ta pyesni për detaje atë. Nuk kam çfarë të shtoj këtu, por nuk duhet të shkarkohet. Po bën punën e saj. Për deklarimet e saj mund ta pyesni atë jo mua”, tha Pacolli.