Për raportimet e mediave në Venezuelë që e lidhin biznesmenin shqiptar dhe ish-Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli me afera të mëdha korruptive që kanë ndikuar edhe në aparatin e lartë diplomatik të Venezuelës, ka reaguar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, raportimet e tilla Zyberaj i ka quajtur sulme të pista politike, duke paralajmëruar se lajmet e tilla do të luftohen me mjete ligjore.
“Ato lajme dhe raportime do të luftohen me mjete ligjore dhe ata që qëndrojnë pas kësaj fushate të pistë do të përballen me drejtësinë, në Shqipëri apo në Perëndim”, shkruan ai.