Pacolli për takimin me Radoiçiqin: Nuk e kam njohur, rastësisht ka ardhë në një moment

Pacolli për takimin me Radoiçiqin: Nuk e kam njohur, rastësisht ka ardhë në një moment

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka thënë se fotoja e cila qarkullon në rrjete sociale ku shihet ai në prezencë me Milan Radoiçiqin ka qenë e rastësishme.

Ai tha se Radoiçiq kishte ardhur dhe kishte ndenjur dy apo tre minuta me të por pa e njohur se kush është.

“Nuk kam asnjë bindje, nuk e kam njohur, rastësisht ka ardhë në një moment ku kam biseduar me ish-deputetët e Kosovës, me ish-kryetarin e Mitrovicës. Ka ardhë ai më ka përshëndet, 2 apo tre minuta kam qëndruar dhe kam shkuar. Nuk e kam ditë kush është ai. Rastësisht më 2019 kam dëgjuar për të. U paraqit një foto e imja, pastaj edhe një fotomontazh kinse është edhe Vuçiqi”, tha ai.

Tutje Pacolli tha se Radoiçiqin e ka takuar në hapësirat e Qeverisë së Kosovës së bashku me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

“Radoiçiqin e kam taku në hapësirat e Qeverisë së Kosovës, me ish-kryeministrin, ka ardhë në zyre të kryeministrit. Kam qenë edhe unë aty, edhe dikush tjetër, kemi biseduar”.

“Radoiçiqin e kam njohur kur ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, si i tillë as kryeministri Haradinaj nuk ka pasur arsye mos ta takoj atë, as unë nuk kam pasur arsye mos të jem aty”, tha ai në RTV Dukagjini.

Related Articles