Jorginho pritet të kthehet në Itali për t’iu bashkuar Juventusit

Jorginho pritet të kthehet në Itali për t’iu bashkuar Juventusit


Mesfushori i Arsenalit, Jorginho, sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në futbollin italian në fillim të këtij viti. “Tuttosport” ka shkruar të mërkurën se Jorginho do t’i bashkohet Juventusit, ekip me të cilin është në negociata intensive.

Jorginho po preferon kalimin te Juventusi edhe pse ka ofertë nga Barcelona. Mesfushori do të largohet nga Arsenali dhe klubi londinez mund të përfitojë mbi 10 milionë euro nga shitja e tij.

Jorginho ka humbur vendin e titullarit këtë sezon dhe trajneri Mikel Arteta ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e tij. Ai i bashkua Arsenalit në janar të këtij viti, ndërsa këtë sezon ka 8 paraqitje në të gjitha garat. Jorginho, gjithashtu, karrierë ka bërë edhe te Napoli, Verona e Chelsea

Related Articles