Pacolli reagon në lidhje me përgjimet ndaj Kusari-Lilës: Gjërat nuk po shkojnë aq mirë për njerëzit që në të kaluarën më lënduan

Pacolli reagon në lidhje me përgjimet ndaj Kusari-Lilës: Gjërat nuk po shkojnë aq mirë për njerëzit që në të kaluarën më lënduan

Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së, duke iu referuar përgjimeve ku është e përfshirë Mimoza-Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, dikur bashkëpunëtore e Pacollit, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.

Pacolli, ka thënë se gjërat nuk po shkojnë mirë për njerëzit që e kanë zhgënjyer.

“Gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për njerëzit që në të kaluarën më lënduan, më zhgënjyen, u përpoqën të më mashtronin. Unë nuk jam shqetësuar kurrë për këtë, sepse kam qenë i bindur që nuk kam pse të hakmerrem me askënd. Karma ekziston!”, ka shkruar Pacolli.

Related Articles