SC Gjilani kryen stërvitjen e fundit në Luksemburg, gati skuadra për duelin ndaj Progres Niederkorn

SC Gjilani kryen stërvitjen e fundit në Luksemburg, gati skuadra për duelin ndaj Progres Niederkorn

Sport Club “Gjilani” ka arritur në Luksemburg nesër (e enjte) do e zhvilloj ndeshjen kualifikuese të rundit të parë në Ligën e Konferencës kundër FC Progres Niederkorn, raporton Gazeta Enigma.

Skuadra e Gjilanit sot e ka zhvilluar stërvitjen e dytë në token e Luksemburgut dhe se skuadra është në gjendje fantastike para duelit të nesërm.

Në dispozicion janë të gjithë futbollistët, përpos Mevlan Zekës, i cili vazhdon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit.

Kujtojmë që në Luksemburg pritet të ketë edhe tifozë të Gjilanit të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të Evropës.

FC Progres Niederkorn – SC Gjilani, do të luhet ditën e enjte me fillim nga ora 19:30 dhe do të transmetohet direkt në Super Sport.

/Gazeta Enigma/

Related Articles