Pacolli thotë se e ka fituar rastin e Grandit në arbitrazh, Haxhiu e kundërshton

Pacolli thotë se e ka fituar rastin e Grandit në arbitrazh, Haxhiu e kundërshton

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kompania e tij “Mabco Contsruction” ka fituar siç u shpreh ai, drejtësisht arbitrazhin ndërkombëtarë, siç shkroi Pacolli, i organizuar nga dhoma  e posaqme e Bankës botërore në Ëashington për rastin e Grandit, ndaj Shtetit të Kosovës.

Megjithatë, shpejtë reagoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve “ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori” qëdo t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin.

Ajo tha se e vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli sipas Haxhiut, ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit.

“Grandi mbetet në pronësi të Republikës së Kosovës Republika e Kosovës, sipas Vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve, ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin”, shkoi Haxhiu.

“E vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit. Edhe pse ai nuk ishte palë në procedurë, AKP kishte pranuar mjetet e tij. Këto tani ne detyrohemi t’i kthejmë”.

“Për shkak të hajnisë 20 vjeçare nëpër institucione shtetërore, paguajmë pasoja ende. Por këto janë të fundit. Pronësinë mbi pronën publike nuk ia lejojmë askujt. Prandaj Grandi mbetet i Kosovës e i qytetarëve të saj”, thuhet tutje në shkrimin e saj.

Related Articles