Pacquiao pas humbjes së meçit nga Ugas, mezi hapë sytë nga goditjet e pranuara, ushqehet nga gruaja e tij

Pacquiao pas humbjes së meçit nga Ugas, mezi hapë sytë nga goditjet e pranuara, ushqehet nga gruaja e tij

Manny Pacquiao ka pësuar dëmtime serioze pas humbjes së meçit ndaj Yordenis Ugas, saqë i nevojitet ndihma e gruas së tij për t’u ushqyer.

Pacquiao u mund fort në luftën për titull botëror kundër Yordenis Ugas të zhvilluar fundjavën e kaluar.

Legjenda e boksit pësoi dëmtime të shumta dhe të këqija në luftën ndaj Ugas dhe kishte nevojë për pesë qepje.

Një video shqetësuese u shfaq dhe aty shihet se si Pacquiao ishte duke luftuar për të hapur sytë, pasi nuk mundte assesi shkaku i dëmtimeve.

42-vjeçari po ushqehej me lugë nga gruaja e tij në një video në shtëpinë e tij.

Pacquiao po mendon të tërhiqet nga boksi pas një karriere të shkëlqyer 26-vjeçare, por me një fund jo edhe aq të dëshiruar. 

Related Articles