Tre lojtarët e Kosovës që janë pa skuadra, a do të ftohen nga Bernard Challandes për shtator

Tre lojtarët e Kosovës që janë pa skuadra, a do të ftohen nga Bernard Challandes për shtator

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes pritet të ketë kokëdhimbje për ndeshjet kualifikuese të “Katar 2022” në muajin shtator, shkaku i lëndimeve, por edhe i disa lojtarëve që ende janë pa skuadra.

Dardanët do të luajnë tri ndeshje në muajin shtator në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ekipi i drejtuar nga Challandes do të luajë ndeshjen e parë në udhëtim dhe dy ndeshjet tjera në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E para është ndaj Gjeorgjisë në udhëtim me 2 shtator, ne dyta ndaj Greqisë me 5 shtator, ndërsa e treta me 8 shtator ndaj Spanjës.

Megjithatë, trajneri zviceran pritet të ketë kokëdhimbje për këto dy ndeshje, shkaku i disa lëndimeve, por edhe i situatës së disa lojtarëve që janë ende pa skuadra.

Arbër Zeneli, Edon Zhegrova dhe Blendi Idrizi do të jenë tri mungesat e sigurta shkaku i lëndimeve.

Në anën tjetër, Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca janë ende pa skuadra dhe nuk dihet nëse Challandes do t’i ftojë për këto dy ndeshje.

Ndryshe, afati kalimtar në shumicën e ligave evropiane është i hapur së paku deri më 31 gusht dhe shpresojmë që lojtarët e Kosovës të bëhen me skuadra të reja.

Related Articles