Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria të cilën ai e udhëheq ka marr borxh, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka theksuar se ka marr borxh, por sipas tij borxh produktiv e të mençur.
Në një intervistë për KosovaPress, Kurti ka deklaruar se Kosova paguan kamata më të ulëta se Gjermania.
“Nëse do të kishim rënie të investimeve apo shpenzimeve kapitale atëherë do të ishte gabim që të mbahej borxhi publik i ulët. Nëse nuk do të kishte rritje ekonomike, ose do të kishte recesion, atëherë do të ishte gabim që të mbahej borxhi publik i ulët”, deklaroi ai.
Kurti ka theksuar “se kemi marr borxh, por kemi marr borxh produktiv dhe të mençur. Nuk kemi marr borxh për rritje pagash, nuk kemi borxh nga dëshpërimi, dhe mund të duket e çuditshme por sot ka raste që ne paguajmë kamata të kredive ndërkombëtare që janë më ulëta se ato që i paguan motori i ekonomisë evropiane, Gjermania”. /Gazeta Enigma/