“Pakoja e Ringjalljes dhe masat e fundit synojnë të mbështetet çdo segment i ekonomisë”

“Pakoja e Ringjalljes dhe masat e fundit synojnë të mbështetet çdo segment i ekonomisë”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati këtë të hënë ka marrë pjesë në Forumin për Financa dhe Ekonomi në Shkup, ku u diskutua lidhur me situatën ekonomike në periudha të krizave globale, raporton Gazeta “Enigma”.

Ministri Murati në fjalën e tij u shpreh se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash për t’u bërë ballë pasojave ekonomike fillimisht nga pandemia COVID-19, e pastaj edhe nga kriza inflacionare e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.

Me këtë rast, menaxhimi i mirë i financave publike e prioritizimi i mbështetjes ndaj grupeve më në nevojë u theksuan si elemente kyçe që kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës t’i përballojë më lehtë krizat globale.

Tutje, ministri nënvizoi që Pakoja e Ringjalljes Ekonomike së bashku me masat e fundit mbështetëse kanë synuar që çdo segment i ekonomisë të mbështetet, ashtu që ekonomia e vendit të jetë sa më e qëndrueshme ndaj krizave të ngjashme në të ardhmen./Gazeta Enigma/

Related Articles