Palmer vazhdon qëndrimin në Kosovë, takohet me Konjufcën

Palmer vazhdon qëndrimin në Kosovë, takohet me Konjufcën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, raporton Gazeta Enigma.

Sipas një njoftimi për media, zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer e ka uruar krye kuvendarin Konjufca për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si dhe ka konfirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar vendin tonë përgjatë proceseve të mëtejme shtet ndërtuese.

“Krye kuvendari Konjufca, pasi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e çmuar në çlirimin dhe rrugëtimin shtet ndërtues të Republikës së Kosovës, u zotua për bashkëpunimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Ai po ashtu i shprehu mirënjohje të veçantë Palmer për përfshirjen dhe kontributin e tij në procesin e dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim. 

Related Articles