Pamje nga parada e Krishtëlindjeve ku u goditën për vdekje pesë persona në SHBA

Pamje nga parada e Krishtëlindjeve ku u goditën për vdekje pesë persona në SHBA

Pesë persona u vranë dhe të paktën 40 u plagosën kur një veturë kaloi nëpër një paradë të Krishtlindjeve në shtetin amerikan të Uiskonsinit.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të policisë të cilët thanë se shumë nga ata që u goditën nga vetura ishin fëmijë.

“Këto numra mund të ndryshojnë ndërsa mbledhim informacione shtesë. Shumë njerëz janë vetëtransportuar në spitalet e zones”, njoftoi qyteti i Waukesha në një postim në Twitter herët të hënën.

Pamjet e postuara në internet treguan veturën e kuqe duke lëvizur nëpër paradën e Krishtlindjeve më 21 nëntor pasdite.

Related Articles