Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon Rakiqit, i kërkon të ndalojë

Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon Rakiqit, i kërkon të ndalojë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, duke iu referuar aksionit të policisë së Kosovës në veri, atë e ka krahasuar me “Natën e Kristaltë”, shkruan mediumi në gjuhën serbe kossev.info.

Një deklaratë të tillë ai e kishte dhënë para se të takoheshin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç kishte thënë ai, ndërsa presidenti serb është duke shkuar në Rashkë për shkak të ngjarjeve të fundit, të gjithë serbët nga Veriu po shkojnë në Rashkë.

“Unë nuk e di sa njerëz do të ketë, nëse është e nevojshme, 10, 15 mijë njerëz do të vijnë, dhe ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë më këtë. Dhe kjo është një Natë e Kristaltë për ne, ky është takimi më i rëndësishëm për ne deri më tani”, citohet të ketë thënë Rakiq.

Dhe lidhur me këtë, ambasadori gjerman ka thënë: “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me ‘natën e kristaltë’ është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”.

Related Articles