Pamje nga protesta e serbëve në veri

Pamje nga protesta e serbëve në veri
Serbë të shumtë janë mbledhur sot në veri të Kosovës.

Sipas raportimeve të para theksohet se një numër i madh i serbëve veçse janë ndaluar në Rudar, aty ku edhe është paralajmërua të nis protesta e paralajmëruar nga ta.

Radhë të gjata të njerëzve vazhdojnë të mbërrijnë në Rudar, nga drejtimi i Zveçanit, Zubin Potokut dhe veriut të Mitrovicës.

Ndryshe në këtë anë ka numër të madh të zyrtarëve policorë, të cilët po përkujdesen për mbarëvajtjen e sigurisë, në mënyrë që të mos ketë eskalim të situatës, shkruan lajmi.net.

Të pranishmit në këtë protestë kanë marrë edhe pankarta të ndryshme, e kanë veshur edhe bluza me mbishkrime të tilla si “Kurti-Kosova nuk është territori juaj, kjo është trashëgimia jonë”.

Ndryshe protesta e sotme është thirrur nga i ashtuquajturi “Shtabi i Krizave të Popullit Serbe nga veriu i Kosovës”.

Të njëjtit ftuan serbët të dalin në protestë në kundërshtim të deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe deklaruarave të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media pak më parë ka njoftuar se do të përkujdesen për situatën në këtë anë, derisa kanë bërë thirrje në drejtim të qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve.

Prej shumë javësh situata në veri të Kosovës është mjaftë e tensionuar, ndërsa barrikada të shumta të vendosura në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të qëndrojnë aty prej 13 ditësh.

Related Articles