Një çift kosovar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditën e djeshme.
Burrë e grua nga Peja u gjetën të vrarë me armë zjarri, në rrethana dhe shkaqe akoma të panjohura.
Tragjedia ka goditur familjen Krasniqi nga Peja, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre dhe bashkëshortes së tij.
Arsyet e kësaj tragjedie ende nuk dihen, ndërkohë që me rastin po merren organet e hetuesisë.