Pamje të djegies së veturës pas vrasjes së veteranit të UÇK-së në Kaçanik

Mbrëmë është vrarë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Cena.

Portali Indeks Online ka siguruar pamjet të një veture të përfshirë nga flaka, e që lidhet me rastin në fjalë.

Kujtojmë se 48-vjeçari është vrarë në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër, raporton Indeksonline.

Siç njofton Policia, bëhet fjalë për vrasje. “Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i viktimës N.C (M/K) i moshës 48 vjeçar dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Related Articles