Portieri i Trepçes, Silas Opoku, ka mbetur pa ndjenja pas përplasjes me lojtarin e Besës, Bilall Tagyollahu.
Po zhvillohej minuta e 14-të e ndeshjes kur Opoku doli për ta kapur topin, por kundërshtari nuk arriti ta frenoi shpejtësinë dhe e goditi në kokë, njofton Klankosova.tv.
Menjëherë ndërhyri stafi mjekësor i ekipit të Trepçes e më pas edhe ndihma e parë.
Opoku është dërguar në spitalin regjional të Pejës dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë, bëjnë të ditur burime të Klan Kosova.
Përballja në mes të Besës dhe Trepçes u zhvillua sot në Brestovik të Pejës.
Ndeshja e xhiros së tretë të “Ligës së Parë” u mbyll me rezultat të barabartë, 1 me 1