Leart Paqarada ka vazhduar me formë fantastike me St Paulin.
Futbollisti i Kosovës ka shënuar e asistuar në fitoren pas kohës shtesë 2:3 ndaj Dynamo Dresden në kuadër të Kupës së Gjermanisë
Goli i parë në ndeshje u shënua nga Paqarada në minutën e 63-të.
Reprezentuesi kosovar u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 1:0.
Ndërkohë, asistimi i mbrojtësit të majtë erdhi nëntë minuta më vonë për Dittgen.
Paqarada është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe pritet të grumbullohet nga Kosova në ndeshjet e muajit nëntor ndaj Jordanisë dhe Greqisë. /Gazeta Enigma.