Para ndeshjes Shqipëri – Serbi, në zonën pranë stadiumit “Arena Kombëtare” ka filluar çmontimi i të gjitha lokaleve, raporton Gazeta “Enigma”.
Në disa pamje që janë publikuar në rrjete sociale lokalet në atë zonë kanë bërë heqjen e xhamave, çadrave dhe karrigeve.
Të gjitha këto masa janë marrë për shkak që të bëjnë shmangien e rreziqeve që mund të paraqiten atje.
Kujtojmë se mbi 1500 forca policie do të angazhohen për garantimin e rendit, që nga mbërritja e dy përfaqësueseve, me vëmendje të veçantë për skuadrën serbe, deri në largimin e tyre nga territori shqiptar.
Në terren do të jenë të pranishëm edhe forcat speciale të anti-terrorizmit, si dhe mund të përfshihet RENEA në rast nevoje. UEFA dhe Policia e kanë konsideruar këtë ndeshje të një rrezikshmërie shumë të lartë.